Hyrja e Burgut Evin, burgu famëkeq i Iranit në Teheran, u godit sot nga një sulm ajror izraelit, raportuan mediat lokale.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, postoi një video të sulmit në platformën X (ish Twitter), së bashku me një mesazh në spanjisht:
“Rroftë liria! E kemi paralajmëruar Iranin shumë herë: ndalo së shënjestruari civilët! Ata nuk janë ndalur – përfshirë edhe këtë mëngjes. Përgjigja jonë: Viva la libertad, carajo,” shkroi Saar.
Një video e sulmit u shfaq edhe në mediat sociale:
We warned Iran time and again: stop targeting civilians!
— Gideon Sa'ar | גדעון סער (@gidonsaar) June 23, 2025
They continued, including this morning.
Our response:
Viva la libertad, carajo!@JMilei pic.twitter.com/pVdlWvCDqQ