Ministri i Ekonomisë së Izraelit, Nir Barkat ka deklaruar se “nuk do të derdhim asnjë lot nëse regjimi iranian bie,” por nuk pranoi për BBC as të konfirmojë dhe as të mohojë nëse ndryshimi i regjimit është një nga objektivat zyrtarë të luftës nga ana e Izraelit
I pyetur se përse burgu ishte një objektiv strategjik, Barkat tha:
“Ata po sulmojnë civilët në Izrael, fëmijë, gra. Po na terrorizojnë, dhe për aq sa e bëjnë këtë, ne do të godasim objektiva strategjikë.”
Ai shtoi më tej:
“Ne e dimë ku jetojnë. E dimë çfarë bëjnë, çfarë planifikojnë. Dimë gjithçka për ta dhe do të sigurohemi që t’i godasim sa më fort që të jetë e mundur, derisa të ndalen.”