Opera e Kosovës prezanton koncertin e radhës, “Kosova në tinguj” - Gazeta Express
string(61) "opera-e-kosoves-prezanton-koncertin-e-radhes-kosova-ne-tinguj"

Arte

Gazeta Express

23/06/2025 14:36

Opera e Kosovës prezanton koncertin e radhës, “Kosova në tinguj”

Arte

Gazeta Express

23/06/2025 14:36

Institucioni i Operës së Kosovës prezanton koncertin me titull “Kosova në Tinguj”, i cili do të mbahet të enjten, më 26 qershor 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, me fillim nga ora 18:00.

Ky koncert është konceptuar si një përkushtim ndaj krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë, duke sjellë në vëmendje vlera të qëndrueshme të muzikës sonë përmes përpunimeve për zë dhe orkestër harkore.

Nën drejtimin e maestro Edon Ramadani, në skenë do të ngjiten sopranot: Adelina Paloja, Kaltrina Miftari dhe Zana Abazi Ramadani.

Programi pasurohet më tej me interpretimet solistike të dy instrumentistëve të dalluar: Ëmbla Dana (flaut) dhe Lum Haxhijakupi (klarinetë).

Koncerti paraqet një vazhdimësi të angazhimit të Operës së Kosovës në promovimin e repertorit kombëtar.