Policia e Kosovës jep detaje për dy aksidente që ndodhën sot në Kaçanik - Gazeta Express
string(71) "policia-e-kosoves-jep-detaje-per-dy-aksidente-qe-ndodhen-sot-ne-kacanik"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:12

Policia e Kosovës jep detaje për dy aksidente që ndodhën sot në Kaçanik

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:12

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar për dy aksidente që ka ndodhur në Kaçanik.

Në ora 19:39, ka ndodhur në fshatin Soponic, ka ndodhur aksident me lëndime trupore.

“Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli për Gazetën Express.

Ai ka folur edhe për aksidentin e dytë që ka ndodhur në fshatin Doganaj.

“Po të njëjtën datë, më 23.06.2025 rreth orës 11:14, është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë pa targa. Lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, ka thënë ai. /Gazeta Express