Nënoficeri i FSK-së nderohet si kursanti më i mirë ndërkombëtar në Britani - Gazeta Express
string(74) "nenoficeri-i-fsk-se-nderohet-si-kursanti-me-i-mire-nderkombetar-ne-britani"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:02

Nënoficeri i FSK-së nderohet si kursanti më i mirë ndërkombëtar në Britani

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:02

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Qendrim Berisha, ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve (International Technician Ammunition Course) në Mbretërinë e Bashkuar.

Berisha u shpërblye me çmimin “Comera Cup” si kursanti më i mirë ndërkombëtar mes përfaqësuesve nga vende të ndryshme si Gana, Estonia dhe Kuvajti.

Kursi përbëhet nga tre module:

Moduli i parë përfshin njohuri të përgjithshme për municionet, përbërjen kimike, prodhimin, kalibrat, mortajat, minat dhe raketat si Javeline dhe NLAW.

Moduli i dytë trajton planifikimin e depove të municioneve sipas standardeve ndërkombëtare, inspektimet dhe transportin ndërkufitar.

Moduli i tretë fokusohet në aspektin teorik dhe praktik të asgjësimit të municioneve.