Izraeli thotë se i ka goditur Rojat Revolucionare dhe qendra të tjera në Teheran - Gazeta Express
string(80) "izraeli-thote-se-i-ka-goditur-rojat-revolucionare-dhe-qendra-te-tjera-ne-teheran"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 13:44

Izraeli thotë se i ka goditur Rojat Revolucionare dhe qendra të tjera në Teheran

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 13:44

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se aeroplanët luftarakë të Forcës Ajrore goditën seli qendrore dhe asete të tjera që u përkisnin forcave iraniane për siguri të brendshme dhe Rojave Revolucionare në Teheran.

“Këto forca përbëhen nga trupa dhe komanda të ndryshme dhe janë përgjegjëse, në emër të ushtrisë së regjimit iranian, për mbrojtjen e atdheut, shtypjen e kërcënimeve dhe mbajtjen e stabilitetit të regjimit” – thuhet në deklaratë, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas ushtrisë izraelite, me këto sulme u godit selia qendrore e grupit Basij në Teheran, për të cilin thotë se “shërben si njëra nga bazat e pushtetit të Rojave Revolucionare dhe është përgjegjës, mes tjerash, për zbatimin e kodit islam dhe për raportimin tek autoritetet të civilëve që e shkelin atë”.

Për më tepër, me këto sulme u goditën edhe Trupat Alborz, për të cilat ushtria izraelite tha se janë “përgjegjëse për mbrojtjen e disa qyteteve në provincën e Teheranit nga rreziqe të ndryshme dhe për ruajtjen e stabilitetit të regjimit”, bashkë me inteligjencën e forcave të sigurisë së brendshme dhe policinë e sigurisë së përgjithshme.

“Këto seli qendrore janë domethënëse, edhe në aspektin ushtarak, edhe në aspektin e qeverisjes dhe sulmi ndaj tyre i dëmton kapacitetet ushtarake të regjimit iranian” – thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.