Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.M., duke e dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim për akuzën se më 17 nëntor 2022 në Mitrovicë të Veriut bashkë me persona të tjerë i shkaktoi lëndime trupore kameramanit J.M.
Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se pas shqyrtimit fillestar të mbajtur më 19 qershor 2025, kjo Gjykatë të hënën më 23 qershor 2025 në mungesë të të gjitha palëve në procedurë, shpalli të pandehurin fajor dhe ndaj tij u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 5 muaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas Gjykatës, dënimi me burgim, të akuzuarit i ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I.M., akuzohet se i shkaktoi lëndime kameramanit të portalit “Insajderi”- J.M., i cili bashkë me kolegun e tij kishin shkuar të zhvillojnë një inervistë dhe ishin nisur në drejtim të urës së Ibrit.
“I pandehuri akuzohet se: me date 17.11.2022, rreth orës 10:45, në Mitrovice Veri, në rrugën “H. D. (V.C), me dashje dhe në bashkëkryerje me N.N persona i shkaktojnë lëndime trupore tani të dëmtuarit J.M., kameraman i portalit “Insajderi”, ashtu që deri sa i dëmtuari së bashku me kolegun e tij V.D kishin pasur të zhvillojnë një intervistë, ishin nisur në drejtim të urës së Ibrit për t’i realizuar intervistat, posa kishin arritur tek ura ai i kishte parë një grup prej 3-4 fëmijësh të cilit ishin duke ardhur në drejtim të urës nga pjesa veriore e Mitrovices dhe me zë të lartë kërkonin ndihmë policëve –KFOR-it Italian, i dëmtuari J. kishte vazhduar me vrap për të parë se çka ka kishte ndodhur, derisa e kishte dëgjuar sirenën e ambulantes dhe rreth 10-15 metra ku kishte qenë ambulanta ai kishte filluar ta incizon ngjarjen me telefon të tij , ne çastin kur vetura e ambulantes ishte larguar, ai ishte sulmuar nga i pandehuri dhe N.N persona , ku i pandehuri I.M. e kishte godit të dëmtuarin J. ne pjesën prapa kokës duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti kishte tentuar që t’ia merr telefonin por se nuk kishte arritur kurse nga ekspertiza mjekoligjore janë konstatuar lëndimet e te dëmtuarit si dëmtime të lehta trupore me dëmtim të përkohshëm të shëndetit”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i pandehuri akuzohet s ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupore trupor” nga neni 185, par.1, nënpar 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Kundë këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, nëpërmjet kësaj gjykate.