Izraeli ia shkatërron Iranit orën që numëronte mbrapsht kohën deri në "Shkatërrimin e Izraelit" - Gazeta Express
string(93) "izraeli-ia-shkaterron-iranit-oren-qe-numeronte-mbrapsht-kohen-deri-ne-shkaterrimin-e-izraelit"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:26

Izraeli ia shkatërron Iranit orën që numëronte mbrapsht kohën deri në “Shkatërrimin e Izraelit”

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:26

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka përshkruar objektivat e valës më të fundit të sulmeve izraelite në Teheran, ndër to edhe orën “Shkatërrimi i Izraelit”.

Sipas The Times of Israel, përmes një deklaratë Katz ka thënë se:

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) aktualisht po godasin me forcë të paprecedentë objektivat e regjimit dhe trupat shtypëse qeveritare në zemër të Teheranit, përfshirë selinë e Basijit, Burgun Evin për të burgosurit politikë dhe kundërshtarët e regjimit, orën ‘Shkatërrimi i Izraelit’ në Sheshin Palestina, selinë e sigurisë së brendshme të Gardës Revolucionare, selinë e ideologjisë dhe objektiva të tjerë të regjimit.”

Poashtu bëhet e ditur se nuk ka raportime për të burgosur të lënduar në sulm, për të cilët duket se ishte menduar që t’u mundësohet arratisja, transmeton Express.

Ndërkohë, sa i përket orës së vendosur në zemër të Teheranit në vitin 2017, ajo tregon një numërim mbrapsht për shkatërrimin e supozuar të Izraelit deri në vitin 2040.

Kjo orë është e vendosur në Sheshin Palestina në Teheran, si një simbol politik dhe ideologjik që pasqyron retorikën ekstremiste të disa fraksioneve në Iran që synojnë zhdukjen e Izraelit si shtet. Ky symbol poashtu përdoret shpesh nga qeveria iraniane për të demonstruar qëndrimin e saj armiqësor ndaj Izraelit dhe mbështetjen për grupet që kundërshtojnë ekzistencën e këtij shteti.

Në përgjithësi, ora është pjesë e propagandës që kontribuon në tensionet në Lindjen e Mesme dhe reflekton konfliktin e thellë ideologjik mes dy vendeve.