Sveçla: Arsenijeviq do të arrestohet posa të futet në territorin e Kosovës - Gazeta Express
string(73) "svecla-arsenijeviq-do-te-arrestohet-posa-te-futet-ne-territorin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:15

Sveçla: Arsenijeviq do të arrestohet posa të futet në territorin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:15

Ministri në detyrë i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se politikani serb Aleksandër Arsenijeviq do të arrestohet në momentin që të hyjë në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bastisur prona të Arsenijeviq, ku Sveçla ka thënë se kanë gjetur armatim të mjaftueshëm sa për një njësit terrorist.

“Ai aktualisht nuk gjendet në Kosovë, por është në kërkim nga organet kompetente. Patjetër në momentin që vjen territorin e Republikës së Kosovës do të ndalet dhe do arrestohet, çështje e Policisë dhe Prokurorisë”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq, të dielën politikani serb “ka thënë se motivet janë politike për ta hequr qafesh”,

Sveçla ka thënë se operacioni është monitoruar nga KFOR dhe EULEX. /Gazeta Express