Analisti dhe hulumtuesi Shenoll Muharremi, ka kritikuar ministrin në detyrë Hekuran Murati, pas deklaratës së tij se ’90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore po presin ratifikimin nga Kuvendi’.
Muharremi shkruan se ‘ky’ (Murati v.j) dhe partia e tij, janë përgjegjëset kryesore pse janë bllokuar institucionet.
“Ky dhe partia e tij kanë përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore pse janë blloku institucionet thelbësore të shtetit dhe pse po humbim miliona euro e ekonomia po na shkatërrohet. Po i njejti për arsye elektorale, me e korruptu votuesin, pa planifikim i ka nda 70,000,000 euro nga buxheti publik nga €100 për interesa partiake. Po kur ka qenë rasti me i ndihmu bizneset dhe famijet me shmang rritjen e çmimit të energjisë dhe një valë të re të inflacionit që i varfëron qytetarë nuk ka bë asgjë. E sot gjithashtu po mundohet me mashtru opinionin me deklerata që tentojnë me hedh fajin tjetërkah. ⛔️”, shkruan Muharremi.