Kredibiliteti i SHBA-së është dëmtuar, thotë Kina pas sulmeve amerikane në Iran - Gazeta Express
string(78) "kredibiliteti-i-shba-se-eshte-demtuar-thote-kina-pas-sulmeve-amerikane-ne-iran"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:56

Kredibiliteti i SHBA-së është dëmtuar, thotë Kina pas sulmeve amerikane në Iran

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:56

Pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën, Kina ka deklaruar se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit kanë dëmtuar kredibilitetin e Uashingtonit.

Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, Kina poashtu ka paralajmëruar se situata “mund të dalë jashtë kontrollit”.

Këshilli i Sigurimit u mblodh për të diskutuar goditjet amerikane në Iran, ndërsa Rusia, Kina dhe Pakistani propozuan që organi 15-anëtarësh të miratojë një rezolutë për armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte në Lindjen e Mesme.

Ishte ambasadori kinez në OKB, Fu Cong, i cili ka thënë se palët duhet të frenojnë “impulsin e forcës, të shmangin përshkallëzimin e konflikteve dhe të mos i shtojnë benzinë zjarrit,” transmeton Express.

Ai ka theksuar se veçanërisht se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet për të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e luftës në rajon.

“Irani është dëmtuar, por edhe kredibiliteti i Shteteve të Bashkuara është goditur – si shtet dhe si pjesëmarrës në çdo negociatë ndërkombëtare,” është shprehur FU.