Veterani i gazetarisë Esad Dujaka afrohet t’i pershendesë gazetarët te Kuvendi, sigurimi e nxjerr jashtë duke menduar se është protestues - Gazeta Express
string(137) "veterani-i-gazetarise-esad-dujaka-afrohet-ti-pershendese-gazetaret-te-kuvendi-sigurimi-e-nxjerr-jashte-duke-menduar-se-eshte-protestues-1"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:41

Veterani i gazetarisë Esad Dujaka afrohet t’i pershendesë gazetarët te Kuvendi, sigurimi e nxjerr jashtë duke menduar se është protestues

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:41

Gazetari veteran, Esad Dujaka, është nxjerrë jashtë oborrit të Kuvendit, pasi është afruar për t’i përshëndetur gazetarët që po e përcillnin vazhdimin e seancës konstituive.

Ai tha se sigurimi i Kuvendit nuk e mori parasysh arsyetimi i tij se është vetë gazetar, por u nxor jashtë që “të mos i pengonte gazetarët”.

“Te Kuvendi: Sigurimi! Sot rreth orës 10:30 kaloca rastësisht pas Kuvendit, më zuri syri në nji tubë gazetarësh që sot për habinë time, sigurimi i këtij institucioni popullor e jo popullor, që i kishte rreshtue krah për krah gazetarë e kameramanë…! I përshëndeta, disa që më njohën më përmalluen… Nji i sigurimit as nuk u prezentue, erdhi dhe më urdhëroi “Të mos i pengoj gazetarët”!? I kot ishte arsyetimi im se edhe unë isha gazetar, se këtu isha edhe më 2 korrik ’90 kur u lexua Kushtetuta e Republikës së Kosovës…”, shkruan Dujaka në Facebook.

“Shefi, i sigurimit i thirri dy policë të cilët më kërkuen falje… për ç’gja i falënderova!”, shtoi ai.

“P.S. z. A. Koci sot nuk ishte aty… Dhe, Kosova pas 25 viteve në liri, po i nëpërkëmbë normat e demokracisë së mirëfilltë… për keqardhje!? Nuk e përfillim parlamentarizmin demokratik! “Ku e lamë, e ku na mbeti…” 😢😢”, shkruan gazetari, duke iu referuar situatës aktuale politike në vend.