Përfundon njëjtë edhe "përpjekja" e 36-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi - Gazeta Express
string(85) "perfundon-njejte-edhe-perpjekja-e-36-te-per-konstituimin-e-kuvendit-pasneser-vazhdimi"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:25

Përfundon njëjtë edhe “përpjekja” e 36-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:25

Ka dështuar për herë të tridhjetegjashtë “përpjekja” për konstituimin e Kuvendit.

Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 53 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Një votoi kundër.

Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së, Avni Dehari tha se seanca do të vazhdojë të mërkurën në orën 11:00.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.