Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.
AI ka thënë se opozita duhet ta ruajë këtë energji kundër Serbisë e jo ta luftojë Albulena Haxhiun.
Tutje, Basha ka thënë se qytetarët nuk kanë vërejtje për Albulena Haxhiun.
Sipas tij, LVV e ka bërë pjesën e vet, ka kandiduar Haxhiun si dhe po voton në Kuvend.
“Ne e kemi kandidu Albulena Haxhiun, nuk ka vërejtje as prej juve as prej qytetarëve për Albulena Haxhiun, është e paarsyeshme me dalë me qëndru kundër. Mendoj që opozita duhet me ruajt energjinë kundër Serbisë, jo me luftu Albulenën. Kryesia e Kuvendit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, PDK, LDK dhe dy anëtarëve të komuniteteve pakicë”, ka thënë Basha. /Gazeta Express