Zelensky takohet me Starmer në Londër – pritet takim i “koalicionit të të vullnetshmëve” - Gazeta Express
string(84) "zelensky-takohet-me-starmer-ne-londer-pritet-takim-i-koalicionit-te-te-vullnetshmeve"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 10:35

Zelensky takohet me Starmer në Londër – pritet takim i “koalicionit të të vullnetshmëve”

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 10:35

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë sot një takim zyrtar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, në Londër, në kuadër të përpjekjeve për mbështetje të mëtejshme ndaj Ukrainës

Sipas raportimeve të “Sky News”, të dy liderët po planifikojnë thirrjen e një takimi të “koalicionit të të vullnetshmëve” në javët në vijim – një iniciativë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar kundër agresionit rus.

Mbretëria e Bashkuar ka rritur presionin mbi aleatët për të ashpërsuar kufizimet ndaj eksporteve ruse të naftës, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon pa shenja ndalimi.

Takimi vjen në prag të një samiti të rëndësishëm të NATO-s dhe ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Iranit për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.