Kryeministri Edi Rama shpërndau sot pamje nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas.
Kreu i qeverisë shprëhet se kjo shkollë e cila do të jetë me kushte bashkëkohore në shator do të mirëpresë 600 nxënës.
“Mirëmëngjes dhe me punën për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, i cili duke filluar nga shtatori do të mirëpresë 600 nxënës, me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive, duke iu shtuar zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.