Fusha e mbetjeve në flakë, Kukësi mbulohet nga tymi - Gazeta Express
string(50) "fusha-e-mbetjeve-ne-flake-kukesi-mbulohet-nga-tymi"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2025 8:20

Fusha e mbetjeve në flakë, Kukësi mbulohet nga tymi

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2025 8:20

Një zjarr ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Kukësit, në lagjen Myq-Mamëz. Vatra ende nuk është shuar.

Shtëllungat e tymit janë përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim për banorët për shkak të ndotjes së ajrit.

Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës.