Një person është arrestuar nën dyshimin për grabitjen e një barnatoreje në Pejë.
Lajmin për Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se edhe një person tjetër është në kërkim.
“Njëri prej grabitësve është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Tjetri është ende në kërkim”, ka thënë Nikçi per Insajderin.
Mediumi ka arritur të sigurojë pamje nga momenti kritik, të cilat mund t’i shihni KËTU.