AVONET kritikon shpenzimet qeveritare për vetura: Mjetet duhet të përdoren për blerje, jo për vetura me shfrytëzim - Gazeta Express
string(112) "avonet-kritikon-shpenzimet-qeveritare-per-vetura-mjetet-duhet-te-perdoren-per-blerje-jo-per-vetura-me-shfrytezim"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 9:26

AVONET kritikon shpenzimet qeveritare për vetura: Mjetet duhet të përdoren për blerje, jo për vetura me shfrytëzim

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 9:26

Drejtori ekzekutiv i rrjetit AVONET, Kenan Gashi, ka kritikuar mënyrën se si institucionet e vendit po menaxhojnë shpenzimet për vetura zyrtare, duke e cilësuar këtë praktikë si të padrejtë dhe të dëmshme për qytetarët.

“Veprimet se si Qeveria paguan taksa për vetura në shfrytëzim është në dëm të qytetarit sepse ajo pajisje, ajo veturë nuk mundesh me shfrytëzu më institucionet e Kosovës,” deklaroi Gashi, duke theksuar se këto janë investime të kota për pajisje që nuk mbeten në pronësi të institucioneve.

Ai ka theksuar se mjetet publike duhet të përdoren për blerjen e pajisjeve që mbesin në shërbim të institucioneve.

“Me këto mjete duhet me ble pajisje e jo me i shfrytëzu me qira. Kjo është formë jo e drejtë.” shtoi ai.

Gashi rikujtoi edhe qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje kur ajo ishte në opozitë, duke theksuar se sjellja aktuale e Qeverisë bie ndesh me opinionin që kishte ndërtuar më herët.

“VV i ka kundërshtuar këto veprime sa ishte në opozitë për të marr vetura të tilla dhe kjo po e vazhdon këtë trend të tillë dhe kjo është në kundërshtim me opinionin që ajo ka krijuar.” potencoi ai. /Frontonline