Tragjedi në Ferizaj, vdes 4-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë - Gazeta Express
string(80) "tragjedi-ne-ferizaj-vdes-4-vjecari-pasi-u-godit-nga-vetura-ne-oborrin-e-shtepise"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 9:13

Tragjedi në Ferizaj, vdes 4-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 9:13

Një fëmijë rreth katërvjeçar ka vdekur tragjikisht në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisëpër rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Reporteri se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka thënë Veseli.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë.