“Ishin të fshehura në mënyrë profesionale” – si u gjet armatimi në objektin e Arsenijeviqit? - Gazeta Express
string(87) "ishin-te-fshehura-ne-menyre-profesionale-si-u-gjet-armatimi-ne-objektin-e-arsenijeviqit"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 8:27

“Ishin të fshehura në mënyrë profesionale” – si u gjet armatimi në objektin e Arsenijeviqit?

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 8:27

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Vallaq të Zveçanit gjatë ditës së diel, ka hasur në një sasi të madhe armatimi.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Armatimi u gjet brenda nën tokë, në disa kanale nëntokësore, transmeton Klankosova.

Gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.

Ndryshe, të dielën policia bëri të ditur se nuk ka të arrestuar, megjithëse ka një person me interes për intervistim.