Tragjedi në Francë: Nusja u vra në ditën e dasmës - Gazeta Express
string(48) "tragjedi-ne-france-nusja-u-vra-ne-diten-e-dasmes"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 8:17

Tragjedi në Francë: Nusja u vra në ditën e dasmës

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 8:17

Një nuse 27-vjeçare është qëlluar për vdekje ditën e dasmës së saj në një fshat pranë Avignonit në Francën juglindore, pas një sulmi me armë zjarri nga persona të maskuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Goult, ndërsa ceremonia po përfundonte.

Sipas autoriteteve franceze, një nga sulmuesit e dyshuar u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa dhëndri 25-vjeçar dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën të plagosur rëndë. Policia ka nisur një operacion të madh kërkimi me forca të shumta dhe një helikopter për kapjen e autorëve të arratisur.

Prokurorja e Avignonit, Florence Galtier, konfirmoi se sulmuesi i vrarë nuk u shtyp nga makina, siç u raportua fillimisht, por u neutralizua nga shkëmbimi i zjarrit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se sulmi mund të ketë qenë rezultat i një larje hesapesh të lidhur me trafikun e drogës.

Policia dyshon se as viktimat dhe as autorët nuk i përkisnin komunitetit lokal prej vetëm 1000 banorësh.