Vëllau i viktimave të Masakrës së Mejës krijon muze lufte - Gazeta Express
string(57) "vellau-i-viktimave-te-masakres-se-mejes-krijon-muze-lufte"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 7:16

Vëllau i viktimave të Masakrës së Mejës krijon muze lufte

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 7:16

Janë kujtimet e vetme që i ka nga dy vëllezërit.

Andaj edhe i ruan me kujdesin maksimal.

Lush Krasniqi nga Gjakova i kishte tre familjarë të vrarë në Masakrën e Mejës.

Kujtimi për ta e shtyri që të krijojë edhe një muze të luftës.

Ai tregon se përpos familjarëve, në këtë muze ka edhe gjëra tjera të luftës së fundit në Kosovë.

Derisa shpreh indinjatën e tij me mospërkrahjen institucionale.

Ky muze është i hapur për qytetarë tash e një vit në Ramoc të Gjakovës.