Intervenimi ushtarak amerikan në Iran mori vëmendjen e akterëove kryesor në planet ditën e diel.
Kthimi i fokusit të superfuqisë botërore kah Lindja e Mesme zor se do të lë vend që ata të merren edhe me tensionet në Ballkan.
Involvimi i ShBA-së në luftën e Izraelit me Republikën Islamike do të ketë ndikim në Kosovë edhe në aspektin ekonomik.
Krizë pritet të ketë sidomos tek furnizimi me naftë.
Kështu pohojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve, ku kryetari i saj, Fadil Berjani, tha se ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme.
“Me rastin e sulmnit ndaj Iranit nga SHBA-ja, ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj shumë në rritje, ndërsa ndonjë marrëveshje me ndërmjetësues SHBA-në do ta qetësojë tregun e naftës”, ka thënë Berjani për KlanKosova.
Megjithatë, Berjani bëri thirrje që qytetarët mos të panikojnë meqë edhe në rajon Kosova dallohet sa i përket çmimeve më të arsyeshme.