Mot stabil dhe me më shumë intervale me diell do të mbretërojë sot dhe ditëve në vijim.
Temperaturat gradualisht po shënojnë dhe do të shënojnë rritje, prej 27 gradë Celsius deri në 34 gradë e 35 gradë Celsius nga mesi i javës, ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.
Do të mbretërojnë kushte stabile, që favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell.
Minimalet pasi zbresin në 9 gradë Celsius e 10 gradë Celsius në fundjavë, rriten deri në 15 gradë Celsius e 16 gradë Celsius.
Qershori, sipas Mendim Rugovës do të përfundojë me një valë nxehtësie.
Temperaturat maksimale ka gjasa të kalojnë edhe vlerat prej 35 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës.
Nga e hëna erërat frynë nga perëndimi e veriu, të lehta dhe mesatare 1-6m/s.