Shkruan: Halil Matoshi
Qëndrimi i Albin Kurtit përkrah Amerikës âsht i drejtë!
Amerika si hegjemoni qëllimmirë âsht ombrella jonë në këtë shi të zi ideologjizmash e ppullizmash fashist, kur kombet ose pjesë të tyne lëvizin në drejtim të gabuem, për shkak të injorancës dhe manipulimit fetar e nacionaizmave etnik.
Nga Halil Matoshi
1.
Qëndrimi i Albin Kurtit në anën e ShBAsë dhe Izraelit karshi sulmit kundër impianteve bërthamore në Iran ashiqare âsht parimor dhe në anën e drejtë të historisë!
Paçka se i rrjedhin do vota, pra i bân qeder vetes, në shërbim të shtetit.
Kurti sado me shtrëngesa ideologike e paaftësi të skajshme në qeverisje, (ka ndërtu ni Qeveri me kinla e ckinla!) po ri-orientohet drejt në rindarjen e re globale dhe për këtë meriton lavdatë!
Mos të frikësohen humanistat, me qenë në anën amerikane sot dmth. je në anën e drejtë të historisë, e cila pi rikthehet tue lurue!?
2.
Iranit të Ajatollahëve telefë, jo vetëm si teokraci e fashizmit islamik (neomarksista me xhybe imamësh, të konvertuem në myslimanë) që shtyp ni komb, por edhe si eksportuesi ma i madh i terrorizmit në Lindje të Mesme, duhet me iu mshelë ‘dugâja’!
3.
Na jemi komb i vogël e i dalun nga fytnat e ujqe, që Perëndimi na ka rilind nga hini si Phoenix dhe nuk mujmë me ndiku në rrjedhat globale, porse veç mujmë me i mirëmbajtë aleancat e mbrrime, “tue hangër edhe gurë të nxetë me e ruejt popullin e Kosovës”, siç thojke Brahim Rugova, se “sh’pi nuk mahet pa miq”!
Përndryshe, na po e grryejm lirinë tonë që na e solli Perëndimi, kur nuk kishim asgjâ n’dorë pos vullnetit për liri dhe uzdajës në Amerikë!
4.
Koncepti bazik për politikën, fatkeqësisht nuk âsht ai për Princin e fism të Makiavelit, i cili edhe sot citohet keq (spekulativisht) edhe nga qarçet akademike, por âsht ai i Karl Schmitt-it “mik-anmik”!
Na jemi miq me amerikanët dhe izraelitët dhe anmiq me diktaturat e teokracitë në lindjen kontinentale e në Lindje të Mesme, paçka se ni pjesë e shqiptarëve mosmirënjohës e pa busollë patriotike e shtetnore, marrin anën e Ajatollahëve dhe Iranit që me Milicinë e Moralit që vrasin gra me gurë!?
5.
Gratë që udhëheqnin ni revolucion në Iran u kryengritën më 16 shtator 2022, pas vdekjes së ni grueje të re kurde, Mahsa Amini, nën torturat e Milicisë së Moralit, ose patrullave të Gardës Revolucionare. Komiteti i Grave (NCRI) publikoi ni listë të grave dhe vajzave që kanë humbur jetën në luftën për liri dhe barazi në Iran me emnat e 647 protestuesve që dhanë jetën e tyne për lirinë e Iranit gjatë protestave e dheta tjera u sakatuen madje edhe me acid në fytyrë.
Forcat e sigurisë së regjimit iranian dhe IRGC kanë vrarë të paktën 750 persona gjatë protestave në Iran dhe rreth 30,000 të rinj dhe të reja janë arrestue gjatë kryengritjes dhe janë mbajtun në kushte çnjerëzore, në burgje të egra. Ata janë nën tortura permanente për me bâ rrëfime të rrejshme. Regjimi klerikal deri më tani i ka ekzekutue katër protestues të dënuem me vdekje!
6.
Serbia me gojën e Vučić-it, e pranoi se ka shitë armë hem Izraelit hem Iranit. Irani njashtu e ka pranu se ka marrë armë nga Rusia!
E cili âsht morali i ni shqiptari kosovar sot me u solidarizu me Iranin mas çeteleve që flasin kjartë se Irani (madje edhe autoriteti palestinez) janë përbishtnu me anmiqtë e Kosovës?
Pos tradhti dhe injorancë e skajshme!?
Asht humane sëkëndejmi, qe kjo teokraci imamësh me u dërmu e rrekny n’humnerë e kush âsht me Ajatollahët dmth. âsht me kast anmik i lirisë!
Rast i mirë që shqiptarët proislamista (islami si ideoogji politike në këtë rast) me u kfjellë!?