Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, Papa Leo i bën thirrje diplomacisë ndërkombëtare të parandalojë humnerën e pariparueshme - Gazeta Express
string(125) "tensionet-e-larta-ne-lindjen-e-mesme-papa-leo-i-ben-thirrje-diplomacise-nderkombetare-te-parandaloje-humneren-e-pariparueshme"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 15:47

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, Papa Leo i bën thirrje diplomacisë ndërkombëtare të parandalojë humnerën e pariparueshme

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 15:47

Papa Leo tha të dielën se bashkësia ndërkombëtare duhet të përpiqet të shmangë luftën që rrezikon të hapë një “humnerë të pariparueshme” dhe se diplomacia duhet të zëvendësojë konfliktin.

Forcat amerikane goditën tre centralet kryesore bërthamore të Iranit gjatë natës, duke iu bashkuar një sulmi izraelit në një përshkallëzim të ri të madh të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Teherani u zotua të mbrohej, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Çdo anëtar i bashkësisë ndërkombëtare ka një përgjegjësi morale: të ndalojë tragjedinë e luftës përpara se ajo të bëhet një humnerë e pariparueshme”, tha Papa Leo gjatë lutjes së tij javore me pelegrinët