Sekretari amerikan i mbrojtjes pyetet kur vendosi Trump të sulmojë Iranin - Gazeta Express
string(72) "sekretari-amerikan-imbrojtjes-pyetet-kur-vendosi-trump-te-sulmoje-iranin"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 14:43

Sekretari amerikan i mbrojtjes pyetet kur vendosi Trump të sulmojë Iranin

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 14:43

Sekretari amerikan i mbrojtjes Hegsethu pyete nëse ka pasur një moment të veçantë kur Donald Trump vendosi të “shtypë këmbëzën”.

Ai përgjigjet, duke pohuar se Trump ishte “plotësisht i përkushtuar ndaj procesit të paqes” dhe se donte një rezultat të negociuar.

Megjithatë, Hegseth thotë se ai “i dha Iranit çdo mundësi dhe u përball me pengesë”.

Ai shton se nuk kishte “asnjë moment të veçantë për Trump, por kishte një moment kur ai e kuptoi se kishte një kohë kur duheshin ndërmarrë veprime për të minimizuar kërcënimin”.

Si kujtesë, Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Presidenti Trump do të vendoste nëse SHBA-të do të përfshiheshin në konfliktin Iran-Izrael “brenda dy javësh”.