Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë - Gazeta Express
string(52) "ukraina-zotohet-se-do-te-zgjeroje-sulmet-ndaj-rusise"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 14:24

Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 14:24

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike të dielën, më 22 qershor.

Ai tha se sulmet po rezultojnë “efektive” dhe se Kievi do të godasë vetëm caqe ushtarake.

“Sigurisht që do të vazhdojmë. Do të rrisim shkallën dhe thellësinë” e sulmeve, tha komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainas, Oleksandr Syrsky, gjatë një bisede me gazetarë.

Këto deklarata ai i bëri në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës trevjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ngecur.

Takimi i fundit i drejtpërdrejtë mes dy palëve u mbajt pothuajse tre javë më parë dhe nuk janë planifikuar bisedime të tjera.

“Nuk do të qëndrojmë thjesht në mbrojtje. Sepse kjo nuk sjell asgjë dhe në fund çon në tërheqje, humbje njerëzish dhe territori”, tha Syrsky.

Syrsky pranoi gjithashtu se Rusia ka disa përparësi në luftën me dronë, veçanërisht në prodhimin e dronëve me fibra optike, të cilët vështirë rrëzohen.

“Në këtë fushë, fatkeqësisht, ata kanë përparësi si në numër, ashtu edhe në rrezen e përdorimit të dronëve”, tha ai.

Ai gjithashtu pretendoi se Ukraina ende mban nën kontroll 90 kilometra katrorë në rajonin Kursk të Rusisë, ku Kievi kreu një ofensivë ndërkufitare në gusht të vitit të kaluar.

“Këto janë veprime parandaluese nga ana jonë, si përgjigje ndaj një sulmi të mundshëm të armikut”, shtoi ai.

Moskë aktualisht ka nën kontroll rreth një të pestën e Ukrainës dhe pretendon se katër rajone ukrainase i përkasin asaj, përveç Krimesë, që e mori më 2014.

Kievi ka akuzuar Moskën për sabotim të qëllimshëm të një marrëveshjeje për paqe, me qëllim zgjatjen e ofensivës së saj ndaj Ukrainës dhe marrjes e më shumë territori. /REL