Mbretëria e Bashkuar po përgatit një fluturim për të transportuar shtetasit britanikë dhe personat në varësi të tyre nga Izraeli dhe Territoret e Pushtuara Palestineze në fillim të javës së ardhshme.
Ata kanë nisur një formular regjistrimi për shtetasit britanikë që të regjistrojnë interesin e tyre dhe fluturimet e mëtejshme do të merren në konsideratë “në varësi të kërkesës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.