Një person është lënduar rëndë mbrëmë në Drenas, pasi është goditur me shkop druri në kokë.
Policia thotë në raportin 24-orësh se ai po merr trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.
“Drenas 21.06.2025-20:38. Raportohet se viktima m/k ishte dërguar në tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK pasi që, i njëjti kishte lëndime nga goditja me shkop druri në kokë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
*Fotografia është ilustrim