Temperaturat në rritje, ka gjasa të shkojnë deri në mbi 35 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës së ardhshme - Gazeta Express
string(109) "temperaturat-ne-rritje-ka-gjasa-te-shkojne-deri-ne-mbi-35-grade-celsius-ne-pjesen-e-dyte-te-javes-se-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 9:36

Temperaturat në rritje, ka gjasa të shkojnë deri në mbi 35 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës së ardhshme

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 9:36

Nga dita e sotme, temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, prej 27 gradë Celsius deri në 34 gradë e 35 gradë Celsius nga mesi i javës, ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.

Do të mbretërojnë kushte stabile, që favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell.

Minimalet pasi zbresin në 9 gradë Celsius e 10 gradë Celsius në fundjavë, rriten deri në 15 gradë Celsius e 16 gradë Celsius.

Qershori, sipas Mendim Rugovës do të përfundojë me një valë nxehtësie.

Temperaturat maksimale ka gjasa të kalojnë edhe vlerat prej 35 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës.

Nga e hëna erërat frynë nga perëndimi e veriu, të lehta dhe mesatare 1-6m/s.