Gazetari Arben Ratkoceri, ka reaguar lidhur me ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, duke thënë se kjo rrugë as ‘‘që përmendet në Maqedoni’’ nga përfaqësuesit politikë vendas atje.
Madje, siç ka shtuar vetë Ratkoceri, zyrtarët maqedonas s’e marrin seriozisht këtë projekt për shkak të terrenit të vështirë.
Gazetari ka thënë edhe se partnerët qeveritar shqiptarë që i takon kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, rreth këtij projekti, ‘‘as që i pyet kush’’.
Ai ka vlerësuar edhe se Kurti ka filluar një projekt jo serioz.
‘‘Maqedonia 10 km te rrugës fushore nga kufiri deri në Shkup nuk po e bënë e lere më, po fillon rrugë të re malore Tetovë – Prizeren. Kjo rrugë as që përmendet në Maqedoni nga pala politike vendosëse maqedonase . Madje zyrtarët maqedonase nuk e marrin seriozish këtë projekt thjesht për shkaqe exkluzive politike por duke ditur terrenin e veshtirë, justifikimin e bëjnë ekonomik Partnerët qeveritar shqiptar që Kurtini i takon çdo ditë, as që i pyet kush, përveç se e kanë tê rezervuar të drejtën e premtimit elektoral nē ” ajr” .
Thjesht Albin Kurti nga territori kosovar ka filluar një projekt jo serioz, që do të rezulton me një rrugë qorre, qe fundin e ka te kodrat e kufirit te fshatit Bozovcë , së paku për ndonjë dakad !’’, ka shkruar ai.