Më herët u bë e ditur se në Pejë janë arrestuar dy zyrtarë policorë të cilët edhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Në njoftim u shtua se kjo është realizuar pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit si dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Lidhur me rastin, Gazeta Express mëson se të arrestuarit janë nënkoloneli Nexhat Gutiq dhe togeri Tunë Preka.
Për këtë rast është deklaruar edhe vetë IPK nga të cilët është bërë e ditur se policët janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’. /GazetaExpress