Sky Sport Italia raporton se Chelsea po shqyrton mundësinë e shitjes së Nicolas Jackson, dhe si Juventusi ashtu edhe Napoli kanë nisur tashmë kontaktet paraprake me përfaqësuesit e lojtarit.
Sulmuesi senegalez mund të largohet nga Chelsea këtë verë. Sipas ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio, Jackson nuk është më “i paprekshëm”, pasi klubi londinez po mendon për një të ardhme pa 24-vjeçarin.
Raporti tregon se Juventusi ka zhvilluar tashmë bisedime për të eksploruar një transferim të mundshëm të ish-yllit të Villarrealit. Jackson iu bashkua Chelseat në vitin 2023 për 37 milionë euro dhe ka shënuar 30 gola në 80 ndeshje me “Blutë”.
Ai u fut si zëvendësues gjatë humbjes 3-1 ndaj Flamengo-s të premten, por u ndëshkua me karton të kuq direkt vetëm katër minuta pas hyrjes në fushë.
Juventusi po kërkon një sulmues të ri qendror, por fillimisht synon të shesë Dusan Vlahovic. Ndërkohë, Napoli i ka dhënë përparësi Lorenzo Luccas dhe veçanërisht Darëin Nunez-it, por gjithsesi kanë mbledhur informacion për Jackson përmes përfaqësuesve të tij.
Football Italia raportoi më herët këtë javë se Napoli është i gatshëm të ofrojë mbi 40 milionë euro për Darëin Nunez, i cili mbetet objektivi kryesor i klubit në repartin ofensiv.