Vlora është përballur me trafik të rënduar gjatë fundjavës, për shkak të fluksit të lartë të pushuesve vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar ditët e nxehta.
Rruga Transballkanike dhe segmentet përgjatë vijës bregdetare kanë regjistruar radhë të gjata automjetesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim, pavarësisht pranisë së forcave të policisë rrugore në pikat kyçe.
Situata pritet të përsëritet edhe gjatë ditëve në vijim, veçanërisht në fundjavë, ndërsa Vlora mbetet një ndër destinacionet më të preferuara të sezonit veror.