Forcat Ajrore Izraelit kanë njoftuar sot edhe për një eliminim tjetër të një komandanti të Njësisë së Transferimit të Armëve të Forcave të “Quds”, Behnam Shahriyari, derisa po lëvizte me veturë në Iranin perëndimor, raporton Express.
“Shahriyari ishte përgjegjës për të gjitha transferimet e armëve nga regjimi iranian te përfaqësuesit e tij në të gjithë Lindjen e Mesme, me qëllim që të çonte përpara drejtpërdrejt planin e regjimit iranian për të shkatërruar Izraelin”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore.
“Ai u eliminua më shumë se 1,000 km larg Izraelit, ndërsa udhëtonte në Iranin perëndimor ”, thuhet tutje./Express/
🔴ELIMINATED: Behnam Shahriyari, commander of the Quds Force’s Weapons Transfer Unit in the IRGC, was eliminated in a precise IDF strike in western Iran.
Shahriyari was responsible for all weapons transfers from the Iranian regime to its proxies across the Middle East in order… pic.twitter.com/O9nEjuauuW— Israel Defense Forces (@IDF) June 21, 2025