Krasniqi: Ishim të vendosur që me Hamzën kryeministër e partitë e opozitës së kaluar të ndryshojmë kahjen e gabuar - Gazeta Express
string(113) "krasniqi-ishim-te-vendosur-qe-me-hamzen-kryeminister-e-partite-e-opozites-se-kaluar-te-ndryshojme-kahjen-e-gabuar"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 12:45

Krasniqi: Ishim të vendosur që me Hamzën kryeministër e partitë e opozitës së kaluar të ndryshojmë kahjen e gabuar

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se po e mban vendin peng, duke shtuar se ajo, ndonëse ka dalë e para në zgjedhje, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur.

Krasniqi, gjatë fjalimit të mbajtur në Konventën e Përgjithshme të partisë, përsëriti se PDK nuk e voton asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar.

“Kemi qëndruar me dinjitet e konstruktivitet në këtë periudhë, duke e vendosur interesin qytetar dhe shtetëror mbi të gjitha. Kemi qenë të vendosur që të ndryshojmë kahjen e gabuar në të cilën e ka futur vendin Qeveria në ikje, përmes krijimit të Qeverisë së re me partitë e opozitës së kaluar, me Bedri Hamzën Kryeministër. Por, po aq me vendosmëri, e themi edhe sot: nuk do të votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, sepse besojmë që Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa. Ne nuk jemi këtu për të ndihmuar riciklimin e kapitullit më të dështuar politik të shtetit tonë. Ne jemi këtu për të shkruar një kapitull të ri”, tha ai./Express/