Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se do të ishte “shumë, shumë e rrezikshme për të gjithë” nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen në mënyrë aktive në luftën me Izraelin, raporton Associated Press (AP).
Ai foli me gazetarët në Stamboll teksa kthehej për në shtëpi nga bisedimet në Gjenevë.
Araghchi tha se përfshirja ushtarake amerikane “do të ishte shumë fatkeqe”.
Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme të reja herët të shtunën, pasi Teherani tha se nuk do të negocionte për programin e tij bërthamor derisa ishte nën kërcënim dhe Izraeli pretendoi se sulmet e tij kishin vonuar potencialin e Iranit për zhvillimin e një armë bërthamore me “të paktën dy ose tre vjet”./Express/