Çitaku: Lajmet për krizën në sektorin e energjisë ishin të frikshme, Kosova është buzë kolapsit - Gazeta Express
string(93) "citaku-lajmet-per-krizen-ne-sektorin-e-energjise-ishin-te-frikshme-kosova-eshte-buze-kolapsit"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:13

Çitaku: Lajmet për krizën në sektorin e energjisë ishin të frikshme, Kosova është buzë kolapsit

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:13

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë për të dalë nga ngërçi në Kuvend, duke akuzuar këtë parti se pushtetin e ka më të rëndësishëm se shteti.

Çitaku tha lajmet e djeshme për sektorin e energjisë ishin të frikshme dhe ngriti alarm se “Kosova është buzë kolapsit”.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e madhe dhe më e rëndësishme se demokracia. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga Lëvizja Vetëvendosje që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit. Çdo ditë kemi lajme, informata, konfirmime për dëmin e pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë. Dje pamë lajme të frikshme për krizën, buzë kolapsit, në sektorin e energjisë. Ftesë publike për reflektim. Mjaft është mjaft!”, ka thënë Çitaku.

Kuvendi i Kosovës sot dështoi të konstituohet edhe në tentativën e 35-të./Express/