Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për të 35-ën herë - Gazeta Express
string(59) "kuvendi-i-kosoves-deshton-te-konstituohet-per-te-35-en-here"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:04

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për të 35-ën herë

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:04

Kuvendi i Kosovës edhe sot në përpjekjen e 35-të ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në vazhdimin e seancës së sotme në sallë ishin 94 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, por për të cilin s’pati kuorum.

Nga 94 deputetë, 51 votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo është hera e 27-të që Komisioni dështon të formohet. Përmes tij partia e parë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, synoi të zëvendësojë hedhjen në votim të kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, meqë për disa seanca radhas s’arriti t’i merrte votat e nevojshme.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk propozuan nga një anëtar për formimin e këtij komisioni.

Para nisjes së seancës, një grup qytetarësh u mblodhën para Kuvendit, duke protestuar kundër krizës politike që ka lënë vendin pa institucione të formuara./Express/