KESCO: KEK-u sot po i prodhon vetëm 110 megavatë, pjesa tjetër e kërkesës për rrymë do të mbulohet nga importi - Gazeta Express
string(108) "kesco-kek-u-sot-po-i-prodhon-vetem-110-megavate-pjesa-tjeter-e-kerkeses-per-rryme-do-te-mbulohet-nga-importi"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 10:49

KESCO: KEK-u sot po i prodhon vetëm 110 megavatë, pjesa tjetër e kërkesës për rrymë do të mbulohet nga importi

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 10:49

Kompania private “KESCO”, ka bërë të ditur se aktualisht KEK-u është duke prodhuar energji elektrike në sasi të kufizuar vetëm nga njësia A3.

Përveç 110 megavatëve që po prodhohen sot nga KEK-u, e gjitha sasia tjetër e kërkesës për energji elektrike, shkruan KESCO, do të mbulohet përmes importit të energjisë.

“KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë.

Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta”, thekson njofitmi.

“Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji.

I bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje. Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo”, përfundon njoftimi./Express/