Limaj: Është e papranueshme që s’po arrihet të formohen institucionet, qytetarët të reflektojnë kujt po ia japin besimin - Gazeta Express
string(117) "limaj-eshte-e-papranueshme-qe-spo-arrihet-te-formohen-institucionet-qytetaret-te-reflektojne-kujt-po-ia-japin-besimin"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 10:47

Limaj: Është e papranueshme që s’po arrihet të formohen institucionet, qytetarët të reflektojnë kujt po ia japin besimin

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 10:47

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i shqetësuar për “mungesën e vullnetit politik për ndërtimin e qeverisë dhe ka kërkuar reflektim nga qytetarët për besimin që i japin subjekteve politike”.

Ai tha se shteti i Kosovës është duke u rrezikuar në aspektin e sigurisë.

“Jo, nuk pres asgjë më ndryshe sepse nuk ka pasur ndonjë lëvizje. Me ardhë momenti me ta dhënë populli besimin e mos me qenë në gjendje me u ul me grupet politike e me ndërtuar qeveri, parlament e institucione, në kohën kur bota është trazuar me gjitha problemet ekonomike e politike, me problemet e sigurisë – atë që e shihni ju – në krejt këtë situatë apeli im është te qytetarët: shikoni se kujt po ia jepni besimin”, ka deklaruar Limaj./EO/