Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë, e ‘pëson’ pronarja e një pike këmbimi valutor - Gazeta Express
string(80) "sekuestrohen-500-mije-euro-ne-tirane-e-peson-pronarja-e-nje-pike-kembimi-valutor"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 9:30

Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë, e ‘pëson’ pronarja e një pike këmbimi valutor

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 9:30

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Hidden Funds”, në kuadër të një hetimi të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Si rezultat, është proceduar penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe, pronare e një subjekti “exchange”, e dyshuar se ka lejuar depozitimin e shumave të mëdha parash të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim huadhënien me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar rreth 500 mijë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale.Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë financiare të jashtëligjshme. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.