Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit - Gazeta Express
string(82) "policia-e-lezhes-kontrolle-per-nivelin-e-zhurmave-ne-zonen-turistike-te-shengjinit"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 10:18

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 10:18

Policia e Lezhës ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike për të monitoruar nivelin e zhurmave nga muzika, kryesisht në Shëngjin. Në kuadër të Planit të Masave për sigurinë gjatë sezonit veror, janë kryer matje me pajisje akustike dhe rezultatet tregojnë se subjektet respektuan kufijtë ligjorë të zhurmës.

Kontrollet janë shtrirë edhe mbi respektimin e orarit të lejuar për muzikë në ambiente të hapura, i cili është nga ora 11:00 deri në 24:00.Policia vijon bashkëpunimin me subjektet dhe mbetet e angazhuar për të garantuar një ambient të qetë për pushuesit dhe komunitetin lokal.