Një burrë është gjetur i vdekur dje në mëngjes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia.
Ai dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.
Policia tha se po e heton vdekjen.
“Prishtinë 20.06.2025 – 07:32. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.