Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Drejtësia është detyrim moral dhe ndërkombëtar - Gazeta Express
string(90) "vasfije-krasniqi-ndan-rrefimin-e-saj-ne-okb-drejtesia-eshte-detyrim-moral-dhe-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 22:49

Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Drejtësia është detyrim moral dhe ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 22:49

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Ajo e dërgoi rrëfimin e tmerrit nga okupatori serb në Nju Jork, duke qenë përfaqësuesja e zyrës së Presidencës së Kosovës.

Postimi:

Nga Prishtina në Nju Jork, zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Misionet e Përhershme të Shqipërisë, Ukrainës dhe Sudanit në OKB, Kosova dha një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt nuk është zgjedhje – është detyrim moral dhe ndërkombëtar.