Tregimi i javs/ Grace Paley: Dy tregime - Gazeta Express
string(37) "tregimi-i-javs-grace-paley-dy-tregime"

Arte

Gazeta Express

20/06/2025 16:49

Tregimi i javs/ Grace Paley: Dy tregime

Arte

Gazeta Express

20/06/2025 16:49

Grace Paley (1922 – 2007), shkrimtare amerikane, mësimdhënëse dhe aktiviste politike.

NË KËTË QYTET, POR NË NJË GJUHË TJETËR, HALLA IME REFUZOI TË MERTOHEJ ME BURRIN TË CILIN TË GJITHË DONIN QË AJO TA MARTONTE

Gjyshja ime u ul në karrige. Ajo tha, Kur shtrihem natën nuk mund të pushoj, eshtrat e mia po e shtyjnë njëri-tjetrin. Kur zgjohem në mëngjes i them vetes, Çka? A kam fjetur? Zoti im, ende jam këtupari. Do të mbes në këtë botë përgjithmonë.

Tezja ime po e ndreqte shtratin. Shiko, gjyshja jote, ajpo nuk djersin. S’është nevoja të lahet asnjë gjë – çorapet, nënkëmishat, çarçafët e saj. Nuk mund të marrësh vesh nga kjo se çfarë jete ka pasur ajo. Nuk ka qenë jetë. Ka qenë torturë.

A nuk na do ajo neve? pyeta unë.

A ju do juve? bëri tezja ime. Çka vlen më shumë? ju fëmijët. Kushëriri juaj në Connecticut.

E pra. A s’e bën kjo të lumtur?

Tezja ime tha, Ah, çfarë ka parë ajo!

Çka? pyeta. Çfarë ka parë?

Do të ta them një ditë. Po një gjë do të ta them qysh tash. Mos e bart flamurin kryesor. Kur të rritesh, do të marrësh pjesë në ndonjë demonstratë, apo grevë, apo diçka tjetër. S’është nevoja ta bësh ti, lëre dikë tjetër ta bartë.

Ngase Russya e kishte bartur flamurin, a është kështu? pyeta.

Ngase ai ishte vetëm çunak, vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç. Fikall vetëm, gjyshja jote e mori nga rruga – ishte i vdekur – e solli në shtëpi me qerre.

Çfarë tjetër? pyeta.

Babai im hyri në dhomë. Ai tha, Tekembrmja ajo ka jetuar,

A s’ke jetuar edhe ti, po ashtu?, pyeta tezen time.

Mandej gjyshja ime preku dorën e saj. Sonia. Një arsye pse s’mbyll sy natën është se mendoj për ty. Ti e di këtë. çka do të ndodhë? Ti s’ke jetë.

Gjyshe, pyeta, si do të bëhet me ne?

Tezja ime psherëtiu. Vajzë e vogël. Loçkë, hajde të ecim pak.

Në tryezën e bukës njeri s’foli. Kështu që e pyeta edhe njëherë: Sonia, më thuaj jo ose po. a ke jetë ti?

Ha! bëri ajo. Po deshe ta dish përnjëmend, lexoje Dostojevskin. Pas kësaj të gjithë qeshën me të madhe.

Mamaja ime solli çaj dhe reçel.

Gjyshja ime na e tha të gjithëve në surrat, Pse po qeshni?

Por tezja ime tha, Qesh!

NËNË

Një ditë po dëgjoja radion në valët Am. Dëgjova një këngë: ‘Oh, Po digjem nga malli të shoh time më në hyrje’. Për atë Zot! thashë, e kuptoj këtë këngë. Shpesh jam djegur nga malli të shihja mamanë time në derën e hyrjes. Thënë të vërtetën, ajo qëndronte shumë shpesh në dyer të ndryshme të hyrjes duke m’i ngulur sytë mua. Ajo u ndal një ditë, thjesht ashtu, para derës, me errësirën e hajatit mbrapa saj. Ishte Dita e Vitit të Ri. Ajo tha tritshëm, Nëse ti kthehesh në shtëpi në orën katër të mëngjesit kur je shtatëmbëdhjetë vjeçe, në çfarë kohe do të kthehesh kur të bëhesh njëzet vjeçe? Ma bëri këtë pyetje pa shaka, apo qëllim. Kishte nisur me përgatitjet merakosëse të vdekjes. S’do të ishte e pranishme, mendoi ajo, kur të bëhesha njëzet. Kështu që bëhej kureshtare.

Njëherë tjetër qëndroi në derën e hyrjes së dhomës sime. Sapo e kisha botuar një manifest politik ku sulmoja pozicionin e familjes në Bashkimin Sovjetik. Ajo tha, Shko fli për hatër të zotit, budallaçkë e dreqit, ti dhe idetë e tua komuniste. I kemi parë ata tashmë, babi dhe unë, më 1905. I kemi marrë me mend të gjitha.

Në derën e kuzhinës ajo tha, Kurrë s’e mbaron vaktin tënd. Sorollatesh pa pikë kuptimi. Çka do të bëhet me ty?

Pastaj vdiq.

Natyrisht gjithë pjesën tjetër të jetës sime digjesha nga malli ta shihja, jo vetëm në hyrje, në një numër të madhe vendesh – në dhomën e ngrënies me hallat e mia, në dritare duke parë lart e poshtë bllokut, në kopshtin e fshatit mes zinieve dhe tageteseve, në dhomën e ndejes me tim atë.

Uleshin në karrige të rehatshme të veshura me lëkurë. Dëgjonin Mozartin. Shikonin njëri-tjetrin të habitur. Atyre iu dukej se thjesht kishin hipur në barkë. Thjesht i kishin mësuar fjalët e para në anglisht. Atyre iu dukej se ai thjesht i kishte, në mënyrë krenare, dorëzuar një provim 100 për qind korrekt profesorit amerikan të Anatomisë. Dukej sikur ajo thjesht e kishte lënë dyqanin për kuzhinën. Do të doja ta shihja në hyrjen e dhomës së ndejes.

Ajo u ndal aty për një minutë. Pastaj u ul mbrapa tij. Zotëronin një gramafon të shtrenjtë. Po e dëgjonin Bachun. Ajo i tha atij, Fol me mua një çikëz. S’po flasim edhe aq më.

Jam i lodhur, tha ai. S’e sheh? Kam takuar të paktën tridhjetë veta sot. Të gjithë të sëmurë, të gjithë fol fol fol fol. Dëgjo muzikë, tha ai. Mendoj se një kohë ke pasur ton të mrekullueshëm. Jam i lodhur, tha ai.

Pastaj ajo vdiq.

/Marrë nga Grace Paley, ‘Collected Stories’, Ferrar, Straus and Giroux, 2007

/Gazeta Express