Edward James Hughes (1930 – 28 1998), poet, dramaturg, përkthyes anglez. Nga kritika vlerësohet një prej poetëve më të mëdhenj të shekullit XX. Më 1984 u emërua Poet Laureat.
Për Olwyn Hughes
[pranverë 1952]
I dashur Olwyn
Sot është e hënë, 18. Natën e kaluar u ktheva në shtëpi pas një fundjave me Ednën dhe burrin e saj, Stanleyn… Të shtunën ata më çuan në Woburn Park – afër Bedfordit – ku pashë ketra, lepuj krejt të qetë, mijëra drerë dhe antilopë të rralla, drerë sa të zë syri në një park të madh, të gjitha ngjyrat nga e bardha përmes çdo të kafenjte deri te e zeza, fazanë të çuditshëm me bishta si raketa, emu të bardhë dhe në një vend ishte edhe një grigjë bizonësh që s’i pamë. Në mbrëmje shkuam te lokali i tyre prestigjioz, që ishte goxha i lezetshëm – dhe një aktor mysafir, Ralph Lynn – komedi e vjetër salloni e viteve ’60 e epokës së Noel Coeardit, gjithçka shumë e kohës – disi ma solli ndërmend Hildën – por bukur mahnitëse. Pjesa ishte rookery nook, çkado qoftë kjo. Cikërrimë, pa liker, alkool, etj.
Mandej të dielën ra shi si zot që do; qëndruam brenda dhe unë nisa të lexoja Thurberin, i cili nuk është fare i lezetshëm sa duket të jetë, sado që përmbledhja ishte e re dhe kishte ca pjesë të arrira. Pastaj iu lëshova muzikë Ednës dhe të fejuarit të saj, të cilët po bënin ca punë të çuditshme. Bëra veç një shkelje bukur të këndshme dhe më kushtoi vetëm një shishe sheri, sado që ishte një sheri i mirë.
Javën e fundit e patëm përnjëmend ndejën modeste të martesës. Hëngrëm darkë në dhomën e Cassit, ai është Cornishmani që është si tretësi i bardhë Aubrey Beardsley, brishtësisht në cep të rifitimit të së njëjtës sëmundje, por me më shumë jetë se sa mal përplot me mace. Duhet të kemi pirë së tepërmi verë dhe ushqimi ishte i kpnaqëshëm ngase që nga ora tetë ishim njëmend në pritje – nuk kënduam këngë tallëse – bëmë muzikë – alla Orkestra dhe ca nga to, posaçërisht fundi i një movimentoje ishte njëmend fantastik. Kur u munduam të përsërisnim, s’mund t’i aviteshim fare dhe vazhduam kështu për një kohë. Pastaj mori një kah të tillë ku dikush thotë diçka kot dhe të gjithë shtrihen dhe qeshin si alarmi i orës. E radhës është të martën, por do të mbarojë rreth orës 8 e 30 dhe Terence dhe unë do të shkojmë n]ë teatër për të parë Ëndrra e një nate vere.
Javën e kaluar shkuam të shihnim La vie Commence demain dhe përnjëmend a nuk janë naivë francezët – naivë në mënyrë entuziaste – po mendoj rreth idesë dhe gjëra të tilla. Bënte fjalë për një francez që shkon në Paris për pushime që të shohë të gjitha kuriozitetet historike, por e takon një gazetar të njohur që e njofton me Sartren, Picasson, Giden, etj., që të mësojë rreth të ardhmes. Shumica e atyre gjërave ishin rreth bombave atomike, aeroplanëve të vjetruar dhe qëndrimi i vendosur ndaj frikës që pasoi bombën atomike – të gjitha vërtet jashtë mode sa duket. Një pjesë biologjike magjepsëse, që s’do të kishte nevojë për një film të metrazhit të gjatë. Picasso mençurisht nuk tha asgjë dhe mendoj se duket goxha bukur. Corbusieri, arkitekti, deshi t’i jepte njeriut ambientin natyror të jetës së tij natyrore, ngase vetëm kështu ai mund të funksionojë lumturisht dhe më fuqishëm – çka është një nga interesimet e mia personale. Sartre, natyrisht, nuk tha asgjë. Gidet i merreshin këmbët si zogut të shpupluar. Kur francezët jepen pas një ideje, duket se po luajnë një rol, a s’ju duket kështu, thua se kuptojnë tamam, veçse, natyrisht, është punë arti dhe ata duke ttë jenë populli i vetëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë. Nuk mund të vazhdoj në këtë moment, por do ta përfundoj më vonë. Teksa po mendoj – të gjithë njerëzit sipërfaqësor mendojnë se Beethoveni është groteskt – të gjithë ata të vërtetit pas një kohe flasin përçart. Ka ngecur te korniza e fotografisë së Geraldit tok me atë të Napoleonit, Keatsit dhe hartat astrologjike për muajt gusht-shkurt. – Nga njëra anë kam një vëllim të vockël të Botticellit të hapur te Simone Vespucci. Ngado ka libra, libra, libra, fjalë, fjalë, fjalë dhe ende s’kam përparuar me muralet e mia, sado që nuk janë tharë fare.
Sot është e martë dhe pas pak duhet të shkoj te mbikëqyrësi, jam ulur jashtë te shtratndreqësi im, i cili po bën zhurmë qëllimshëm në dhomën tjetër. Dje mora një letër të shkurtër prej teje. Këtë pasdite ka gjuajtje me shigjetë, ndërsa sonte do të kemi darkë jashtë dhe do të shkojmë në shfaqje. Natën e kaluar Terence dhe unë shkuam në një koncert të vockël në St. Catherine, që ishte njëmend i këndshëm dhe oreksetra goxha e mirë. Tash që e mendoj duket të mos ketë ndodhur asgjë. Natën e kaluar piva çaj me Mr Campsin, edhe ai mendon se sillabusi është sipërfaqësisht i gjerë dhe ka më shumë njohjuri rreth opinioneve rreth letërsisë se sa njohuri të vërteta. E freskova besimin tim – bardët e moçëm duhej të mësonin koleksione të tëra librash dhe të krijonin intimitet të thellë me to, sa ato pastaj bëheshin pjesë e mendjes së tyre. Ashtu siç dikush mendon me ide të adoptuara, po ashtu, nëse e studion të themi vetëm Shekspirin për tri vjet në mënyrë intensive, paskëtaj ai do të jetë mendja e tij dhe një spirancë për të gjitha leximet e tjera, ose artin. Kjo duket të jetë njëra nga idetë e tij shtëpiake po ashtu. por natyrisht, kurrë s’do të bëhet asgjë, ngase është një policë jetësore dhe askush nuk është i përgatitur të heqë dorë nga avantazhet e menjëhershme. Më duhet të dal jashtë prapë.
Sot është e diel, natë. Këtë pasdite shkova në një koncert të Beethovenit, nga Adrian Boult dhe Djemtë e tij. Luajtën Leonora I, të 8-tin dhe Heroikën. Leonora I dhe i 8-ti qenë bukur, por vuanin saherë që kërkoheshin mbërthimi, momentumi dhe shpejtësia, – e kaluan për shkak të muzikës së tyre, por Heroika, që është një akt Krijimi për t’u dëgjuar, qe thjesht pa gjak, – të gjithë violinistët duke tiktaktuar si një fushë karkalecash, ose thnegla ndihmëse të komplotit, ndërkohë që duart e Boultit pluskonin në boshllëk si ato të Shelleyt për të arritur efektin. Të enjten shkova të shihja Ëndrrën e një nate vere të Vicit të moçëm dhe s’kam parë kurrë gjë më të mirë. Kokolepsja dashurore në pyll qe buerlske, por natyrisht jo aq sa të lësh kokën. Helena ishte ajo që ishte e zhurmshme për veshin saherë që merrte të fliste. Edhe e folura e saj serioze – rreth miqësisë së saj shkollore me atë tjetrën, sa nuk e shembte tavanin, megjithëse përpiqej ta bënte çilrërsisht. E gjitha ishte produksion, por asgjë e bërë keq, mendoj – gruaja e Day Lewisit luhej nga Oberoni, ose është Titania. Audeni tash sjellë një tjetër vëllim me poezi të titulluar ‘Nones’. Shkova në një librari dje dhe po kërkoja librin e ri të Dylan Thomasit para se të ndërmendesha se s’kishte botuar asgjë të re.
Kam marrë një letër nga Gerald dhe Joan dje, Joan bukur e entuziazmuar për Funeralin e Mbretit, etj. – Geraldi, në mpnyurë sardonike, bukur mendjehollë. Ai tha se i ka bërë tri piktura të mbrekullueshme dhe do t’i varë në dhomën time, derisa t’i ekspozojë tek Aussie. Sot e nisa një afresk, një Adam dhe Eva të madh, tmerrësisht të rënë, çka më befasoi si doli dhe e skicova një Satan të thjeshtë të frikshëm duke u vërtitur mbi ta. Sapo e dëgjova një emision për henry Mooren – romancierin irlandez – sepse terence do të ketë një periudhë alla Moore për t’iu kundërvënë Yeatsit tim, por duke qenë se Yeatsi e tejkalon gjithmonë Mooren në mërinë e ndërsjell, e kam në dorë. Po e lexoj biografinë e Mooret që është dëng me anekdota të lezetshme – njëra – Synge ka prodhuar ca shfaqje – dhe pas një leximi Yeatsi ishte anuar përpara dhe kishet thënë ‘Euripidi’, pastaj, pas një pauze, i frikësuar se s’kishte qëlluar mjaftueshëm në shenjë, kishte thënë, ‘Jo – Eskili’. Po ashtu një sekretare, duke folur për Mooren, thotë se nuk bënte fare muhabet, por shpesh thoshte, ‘Ha gjithmonë ushqim të mirë’, që me raste mund të përzihej me ‘Lexoje Paterin për stil’.
Dje e patëm ditën e parë të pranverës dhe shumë njerëz po i ushqenin rosat, shumë prej të cilave mendoj se vdiqën. Do të ta dërgoj edhe një Dylan Thomas.
Kujdesu për veten dhe shkruaj
Me dashuri
ted
Shënime:
Aktori Ralph Lynn ishte në të shtatëdhjetat dhe Rookery Nook ishte një farsë nga jo më pak i riu Ben Travers.
Tekstet humoristike të kontribuuesit të The New Yorker, James Thurber (1894-1961) kanë qenë lexime të favorizuara për T. Hughesin në adoleshencën e tij.
La Vie commence demain (1949) ishte një film dokumentar i Nicole Vedres.
Beethoveni mendohej të ishte groteskt nga ‘të gjithë njerëzit sipërfaqësorë’ ishte një maskë vdekjeje e çmuar. Me ‘Simone Vespucci’ me gjasë e ka fjalën për Simonetta, së cilës Botticelli i ka bërë një mori portretesh të profilit.
‘Shtratndreqësi’ është shërbyes i kolegjit të Cambridget. Antony Camps ishte tutori moral i Hughesit në Pembroke dhe Hughesit i duhej të paraqitej para tij kur donte të kalonte nga Anglishtja tek Arkeologjia dhe Antropologjia, siç në të vërtetë kishte bërë në vitin e tretë.
‘Djemtë’ e Sir Adrian Boult ishte Orekstra Filharmonike e Londrës. Helena ishe luajtur nga Irene Worth në produksionin e turneut të A Midsummer Night’s Dream, ku Jill Balcon (gruaja e ‘Day Lewisit’), kishte luajtur Titanian.
Për ‘Henry Moore’ lexoni George Moore, memorialistin dhe romancierin irlandez (1852-1933).
/Marrë nga “Letters of ted Hughes”, Ferras Strauss & Giroux, 2008
/Përkthimi: Gazeta Express