Forcat izraelite me goditje nga ajri eliminojnë Khathar al-Husseinin e "Hezbollahut" që po lëvizte me veturë - Gazeta Express
string(106) "forcat-izraelite-me-goditje-nga-ajri-eliminojne-khathar-al-husseinin-e-hezbollahut-qe-po-levizte-me-veture"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 16:46

Forcat izraelite me goditje nga ajri eliminojnë Khathar al-Husseinin e “Hezbollahut” që po lëvizte me veturë

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 16:46

Frocat Ajrore të Izraelit kanë publikuar një video, në të cilën thonë se është momenti i goditjes nga ajri i makinës me të cilën po lëvizte një komandant i organizatës terroriste të “Hezbollahut”, Mhuammad Khathar al-Huseeini, shkruan Express.

“Më herët sot, një avion sulmoi dhe vrau Muhammad Khathar al-Husseini, komandant i sektorit Litani të organizatës terroriste Hezbollah, në zonën Shabrah në Libanin jugor. Gjatë luftës, terroristi udhëhoqi linja të shumta zjarri drejt Nahariyas, Haifas dhe qyteteve të tjera në vend”, thuhet në njoftim të Forcave Ajrore të Izraelit.

“Forcat Ajrore do të vazhdojnë të veprojnë për të larguar çdo kërcënim ndaj Shtetit të Izraelit”, përfundon njoftimi.